Gjikondi: Gratë në politikën shqiptare nuk janë për meritë, ministret janë kukulla

Gjikondi: Gratë në politikën shqiptare nuk janë për meritë, ministret janë kukulla

Për Brizida Gjikondin, në politikën shqiptare janë ato vajza dhe gra që i binden kryetarit dhe jo për merita.

Këtë konstatim të saj e bëri në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN Tv, ku tha se nuk gjen dot asnjë ndryshe, nga momenti që janë produkte të mekanizmit të prodhimit nga burrat.

Kuotat si emërohen në parlament, janë të përcaktuara me ligj. Ministret janë të gjitha kukulla dhe në zbatim të urdhrave të Kryeministrit.

Që kur janë ato ministre dhe shumicë grash në parlament, për hir të vërtetës, dhuna në familje është shtuar, varfëria është thelluar.

Nuk është se janë aty dhe kanë sjellë një produkt, kanë emancipuar shoqërinë. Fare! Zero! Po të ishte përkthyer prania e tyre në emancipim të gruas, hallall. Ato janë të emëruara, sillen si të emëruara, e kanë mendjen te çantat firmato.

Në vijim u shpreh kundër ndërhyrjeve estetike, duke thënë se vlerëson më shumë shpirtrat e bukur, ndërsa për fytyrat thas e janë krijim i perëndisë.

Sipas saj, gruaja po e trajton veten si objekt seksi të dëshirueshme nga mashkulli dhe kjo gjë tha se e tmerron.

Patjetër njeriu kurohet për paraqitjen e jashtme por në funksion të shpirtit të vetë. Do ishte më mirë që këto lloj njerëzish të kuronin shpirtin dhe mendjen.

Në vijim ngriti shqetësimin se ndonëse Edi Rama mundohet të bëjë rrugë e gjëra, ne si shoqëri jemi në gjendje amorfe,

“Jemi kalbëzuar si shoqëri”, deklaroi Gjikondi, për të vijuar më tej me kritikat në sistemin e drejtësisë.

Të tërë prokurorët në SPAK kanë qenë prokurorë karriere, prashisin ujë dhe i japin kohë mafies së politikës të zhdukë provat.

Këtu është gangrena e popullit shqiptar, që është i zhgënjyer dhe braktis Shqipërinë. Këtu s’ka moral, s’të ka duk prona, shtëpia, rehatia, rehatia shpirtërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy