Tërmeti në Turqi/ Ambasada shqiptare në Ankara: Asnjë shqiptar i prekur nga tërmeti

Tërmeti në Turqi/ Ambasada shqiptare në Ankara: Asnjë shqiptar i prekur nga tërmeti

Ambasada shqiptare në Ankara ka reaguar një ditë pas tërmetit tragjik që solli 22 viktima në Turqi. Në një reagim në faqen zyrtare, ambasada shqiptare bën me dije se deri më tani nuk është identifikuar asnjë shqiptar i humbur apo i prekur nga tërmeti. Më tej në reagim thuhet se ambasada shqiptare është e gatshme për ndihmë bashkë me konsullatën në Stamboll. Në njoftim janë publikuar edhe numrat përkatës ku mund të kontaktojë çdo shqiptar i prekur nga goditjet.

“Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën. Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Ankara ben me dije se deri tani nuk eshte identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti. Ambasada shqiptare ne Ankara, se bashku me Konsullaten e Përgjithshme ne Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm: Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56,”- thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy