
Serbia pa Kosovën nuk është më Serbi. Kështu është shprehur patriarku serb Irinej për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.
I pyetur në lidhje me ndarjen e Kosovës dhe kufijtë e rinj, kreu i Kishës Ortodokse Serbe ka theksuar se qëndrimi i Serbisë dhe i KOS-i t është që në tërësi të respektohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, që popullit shqiptar t’i sigurohet liria dhe autonomia, porse territori i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.
"Ky është qëllimi i Kishës”, ka thënë ai.



