Dhunë ndaj familjarëve, armë dhe lëndë plasëse, arrestohen dy persona në Lezhë dhe Kurbin

Dhunë ndaj familjarëve, armë dhe lëndë plasëse, arrestohen dy persona në Lezhë dhe Kurbin

Dy persona në Lezhë dhe Kurbin janë vënë në prangat e policisë pasi ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.

 

Në Lezhë u arrestua në flagrancë Mark Përdoda, 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. 

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpe tritoli, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

 

Ndërsa në Kurbin u arrestua në flagrancë Gentjan Koprelli, 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait.

 

 Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, me fishek në fole, dhe municion luftarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy