Gjylameti: Në Komisionin Hetimor po shkelet rregullorja me të dyja këmbët, s’duhet të bëjë punën e Prokurorisë! (VIDEO)

Gjylameti: Në Komisionin Hetimor po shkelet rregullorja me të dyja këmbët, s’duhet të bëjë punën e Prokurorisë! (VIDEO)

Deputetja e PS Blerina Gjylameti ka folur në MCN Live lidhur me komisionet hetimore për inceneratorët, duke u shprehur se kryetarja Jorida Tabaku po shkel rregulloren me të dyja këmbët. Gjylameti tha se përgjegjësia penale u takon organeve të drejtësisë dhe jo komisionit. Ajo shtoi se nëse ka pasur çedim në legjislacion sa i takon kontratave të inceneratorëve, duhen bërë përmirësime.  

PS vendosi një standard. Që në momentin e parë që kemi ardhur në pushtet u kemi thënë ‘po’ të gjitha Komisioneve Hetimore, ndryshe nga PD. Këto komisione do nxjerrin problematikat e kuadrit ligjor, më qëllim që të përmirësojmë kuadrin ligjor që mos ndodhin shkelje administrative dhe penale. Ka një lloj uzurpimi të foltores së kryetares së komisionit. Kolegët e mazhorancës ia kanë bërë me dije që të mos e përdorë foltoren për kredo politike. Jemi ata që kemi siguruar vijueshmërinë e këtye komisioneve. Rregullorja po shkelet me të dyja këmbët. Ata që na kanë votuar nuk presion nga një komision të ketë debate pa fund, të ketë thyrje etike dhe të rregullave. Ky komision po paralelizon atë që po bën Prokuroria e Posaçme. Një sekret hetimor s’duhet ta bësh me dije në Komision Parlamentar. Këto janë procedura penale. Të shikojmë ku ka çeduar ligji në kontrata. Përgjegjësia penale i takon organeve të drejtësisë, jo Kuvendit të Shqipërisë, apo Komisionit Hetimor. Njëra palë vetëm pyet, nuk lejon palën tjetër të pyesë. Është një lojë politike që shpresoj të ndryshojë”, tha Gjylameti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy