“Visho Ajazi vulnerabël pas zgjedhjes së Metës, ai ka përgjuar atë dhe Ramën me ndërhyrjen e të tjerëve”

“Visho Ajazi vulnerabël pas zgjedhjes së Metës, ai ka përgjuar atë dhe Ramën me ndërhyrjen e të tjerëve”

I ftuar në “Top Story” ish-kreu i SHISH Fatos Klosi deklaroi se qëndrimi ose jo i Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror u vu në mëdyshje, që pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i vendit.

CR3I6213

Drupal Ad

 

Drupal Ad

 

“Pas ardhjes së Metës President, ai (Visho Ajazi Lika) është bërë vulnerabël, sepse ai ka përgjuar Ramën e Metën me ndërhyrjen e të tjerëve. Me ardhjen e Presidentit të ri, ai ishte në dorë të tyre, s’dua të përdor peng të tyre”, deklaroi Klosi.

Klosi lë të kuptohet se Ilir Meta nuk ka shprehur mbështetjen për Visho Ajazin, por ka luajtur rolin e tij si kreu i shtetit.

“Presidenti ka luajtur rolin e tij normal, për sa kohë nuk i ka dorëzuar njeri dorëheqjen, nuk ja ka kërkuar njeriu. Ka qenë një sjellje korrekte”, tha ai.

Ish kreu i SHISH, Bujar Rama thotë se përfshirja e politikës tek shërbimet sekrete është e pashmangshme.

“Shërbimet janë shkarkesë për politikën. Shërbimi më së fundmi është bërë modern me infrastrukturë bashkëkohore dhe në një garë me politikën në një farë mënyre. Për këtë kanë merita të mëdha të gjithë drejtuesit”, thotë Rama.

Ndërkohë, Arjan Vasjari thotë se politika ka përdorur shërbimet sekrete për instrumentet që ka për të mbajtur pushtetin, ndërsa Agron Gjekmarkaj vlerëson si periudhën më të errët të këtij shërbimi ai vlerëson atë nga 1992 deri në vitin 2007.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy