Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur orët e para të mëngjesit të sotëm shembjen e banesave në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas njoftimit, në këtë zonë do të prishen 39 banesa, për t’i hapur kështu rrugë ndërtimit të Unazës së Re.
Të pranishëm në zonë janë forca të Policisë Bashkiake, ndërkohë që nuk ka pasur përplasje mes banorëve dhe efektivëve. Sakaq ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vijim.
"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot një tjetër aksion në gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës në zonën e Astirit, Loti III. IKMT ka planifikuar të prishe 39 objekte, nga 1 (një) deri ne 4 (katër) kate me funksione të ndryshme shërbimi", njoftoi IKMT.



