Avokati Naim Hasani për atentatin në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos shoqëruesi i tij, pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, thotë se përfaqësuesit kryesorë të mbrojtjes dhe sigurisë së aeroportit duhet të kishin dhënë dorëheqjen.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se është e papranueshme të shohësh një skenë të tillë në aeroportin kryesor të vendit.
Po të ndodhë një gjë e tillë në Britaninë e Madhe, do kishim dorëheqje të ministrave, furtunë të jashtëzakonshme në institucionet shtetërore, pasi një akt i tillë është vështirë të shihet dhe në vende si Somalia.
Të ndodhë në qendër të aeroportit kryesor në Shqipëri, ku atentatorët dalin nga makina pa pikë frike fare dhe largohen në zemrën e sigurisë së Shqipërisë, nuk di çfarë kanë menduar turistët për gjendjen e sigurisë në Shqipëri.
Nuk di nëse do mendojnë të vijnë dy herë ose jo. Gjëja më e paktë që duhet të kishte bërë qeveria, është që përfaqësuesit kryesorë të mbrojtjes dhe sigurisë së aeroportin duhet të kishin dhënë dorëheqjen.
Është e papranueshme të shohësh një skenë të tillë në aeroportin kryesor të vendit.
Të ndodhin përballë aeroportit ndërkombëtar është absolutisht e frikshme dhe e papranueshme. Ka mjaft policë me armë në aeroportin e Rinasit dhe duhet të reagojnë.



