Dita e 7 marsit ka qenë shumë e veçantë për mësuesit e shkollës Misto Mame në kryeqytet. Me rastin e festës së mësuesit në këtë shkollë ashtu si edhe në të gjitha shkollat në Shqipëri, ka pasur një sërë aktivitetesh në shenjë falënderimi për mësuesit.



