U arrestua për vrasjen e Edmond Papës, gjykata lë në burg Andrew Bode

U arrestua për vrasjen e Edmond Papës, gjykata lë në burg Andrew Bode

Andrew Bode i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022 për hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt ka dalë sot para trupës gjykuese në gjykatën e Tiranës ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Edvin alias Andrew Bode ra në pranga në Memaliaj më 28 gusht. 45-vjeçari i shpallur në kërkim, fshihej në banesën e Julian Kalemit, që po ashtu u vu në pranga nga policia.

Ndërsa gjatë operacionit, efektivët gjetën armë në shtëpinë e të afërmit të Julian Kalemit, Andrea alias Adriatik Kalemi, që mbante në shtëpi 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Ndërkohë, për Edvin alias Andrew Bode, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2022, Bode, në bashkëpunim me dy të tjerë, dyshohet se ekzekutuan Edmond Papën. Disa ditë pas ngjarjes, u arrestua një nga autorët, 30-vjeçari Alban Velo, ndërsa Andrew Bode u arratis.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy