Autoritetet greke po mbështesin luftën kundër zjarreve në jug të Shqipërisë. Pas dy avionëve të vegjël që u angazhuan në shuarjen e zjarreve në Gjirokastër pak ditë më parë, 6 automjete zjarrfikëse janë dërguar drejt fshatrave që banohen kryesisht nga minoriteti grek në Jug.
Gjashtë zjarrfikëse: 1 e Konicës, 2 të Janinës, një nga Filippiada, 1 e Prevezës dhe 1 e Artës me 12 punonjës janë nisur sot në orën 05:00 në mëngjes për të marrë pjesë në punën për shuarjen e zjarreve në fshatrat e minoritetit grek.



