Çdo pallat në Tiranë do të ketë Administratorë, Veliaj: I zgjedhin banorët

Çdo pallat në Tiranë do të ketë Administratorë, Veliaj: I zgjedhin banorët

Duke filluar nga sot çdo pallat ne Tiranë qoftë ai i vjetër apo i ri do të ketë një administrator te trajnuar dhe te certifikuar nga bashkia e Tiranës. Ai do të merret me rregullimin e hapësirave në bashkëpronësi kundrejt një page mujore. Ndërsa kush nuk paguan tarifën mujore ateher administratori i licencuar mund të bëj padinë ne gjykatën administrative dhe nëse fiton ceshtjen përmbarimi mban shumën e parave nga rroga e qytetarit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës në lançimin e këtij projekti tha se e di që do të jetë një projekt i cili nuk mund të gjejë menjëherë zbatim, por ai tha se është i bindur se pas 10 e kusur vitesh do të shihet që ka qenë një vendim shumë eficent.

Por administratori do te ketë edhe përgjegjësi. Pra ai do te bej mirëmbajtjen e hapësirave te përbashkëta si parkingu ndriçimi etj. Ndërsa nga ana e saje bashkia nëse plani zbatohet me sukses, nëse administratori propozon një investim ne pallatin ku ai është, 1/ 3 do te mundësohet nga banoret ndërsa pjesa tjetër  nga bashkia.

Ndërsa ne rastet kur ka mos dakordësi për përcaktimi  e administratorit do te jete bashkia ajo e cila do te ndërhyjë dhe do te vendosi një nga administratoret e certifikuar. Zbatimi i këtij projekti do te punësojë mbi 5 mije persona. Ky është një ligj i hartuar që në vitin 2009 por që nuk kishte gjetur zbatimin deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy