Më pak nxënës në shkolla, Nurja: Shkak emigrimi. Gjermania tendenca kryesore, duhet vlerësuar krahu i lirë i punës (VIDEO)

Më pak nxënës në shkolla, Nurja: Shkak emigrimi. Gjermania tendenca kryesore, duhet vlerësuar krahu i lirë i punës (VIDEO)

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT Ines Nurja në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me rënien e numrit të nxënësve në të gjitha shkollat e vendit.

Ajo tha se shifrat janë shumë të larta duke regjistruar 24 mijë veta më pak në sistemin parauniversitar dhe universitar. Sipas saj, faktori kryesor mbetet emigrimi i fëmijëve bashkë me familjet, ndërsa theksoi se lindshmëria e ulët nuk ka ndikim në këtë sistem.

Duke folur me shifra, Nurja bëri të ditur se sot që flasim në sistemin 9-vjecar janë 54 mijë fëmijë më pak dhe se në 10 vite janë 410 mijë të larguar nga Shqipëria.

Shifrat e arsimit që sapo folën 24 mijë veta janë më pak në sistemin parauniversitar dhe ata universitar, është shumë i madh numri, më shumë ndjehet te arsimi i mesëm dhe 9 vjeçar që do të thotë se pjesa më e madhe e tyre është larguar bashkë me familjen. Kanë vite që janë larguar dhe kjo reflektohet tani në arsim dhe jo vetëm. Faktikisht e tash se këto shifra tregojnë se kanë ikur familje të tëra nga Shqipëria, pra problemi kryesor është vetëm emigrimi. Kam dëgjuar që shpesh i dedikohet dhe lindshmërisë, por kjo nuk ndikon direkt sepse ai nuk shkon direkt në shkollë sapo lind. Kjo që po ndodh është pasojë afatgjatë, ka 10 vite që po reflektohet tashmë me shifra, ndërsa lindshmëria e ulët do të reflektohet pas 6 vitesh.

Në vijim ajo theksoi se këto shifra janë shumë të larta, mbi 54 mijë veta më pak në arsimin 9-vjeçar dhe faktikisht numri i rënies është shumë më i madh nga sa është pasqyruar.

Ikin që në arsimin 9-vjeçar largohen bashkë me familjen, ndërsa ata që largohen për arsimin e lartë është një numër i reduktuar. Problemi kryesor është largimi i gjithë familjes. 410 mijë veta, individë që janë larguar dhe kjo është rrjedhojë e këtij numri dhe nëse nuk merren masa do vijojë të pakësohet sepse lindshmëria po ulet. Shifrat e eurostatit janë të frikshme për këto numra dhe po ti mbledhësh të gjithë sa janë larguar në mënyrë të rregullt, ata ilegal dhe me letra janë rreth 900 mijë veta nga 2013 deri sot që flasim është rreth 900 mijë veta. 410 mijë janë larguar me letra dhe ata nuk të kthehen më, pra janë shumë të larguar.

Nurja tha se duhen marrë masa për të frenuar emigracionin, ndërsa shtoi se Gjermania mbetet tendenca kryesore për shqiptarët aktualisht.

Gjermania është tendenca kryesore, mbetet akoma Itali, Greqi, por Gjermania është tendenca ku shkojnë për punësim, shkollim dhe azil më shumë shqiptarët.  Problemi për mua nuk qëndron tek truri, ne kemi nevojë për krahun e lirë të punës, nuk ka punëtorë të mirëfilltë për pastrim etj etj. Nëse ti afron një pagesë të lartë ta dikton tregu, të duhet një ekonomist i mirë, IT, ti mund ta kthesh me një rrogë të mirë, por hidraulikun mekanikun, se kthen dot më sepse andej paguajnë më mirë. Punëtorët e krahut të tillë shkojnë dhe punojnë atje duke menduar për të ardhmen. Ne duhet të vlerësojmë krahun e lirë të punës sepse ata po largohen. Problemi i shpopullimit të Shqipërisë ka vite që ndodh, po s’mund ta zgjidhësh problemin nëse nuk e pranon problemin. Duhet të ishin marrë masat për ta parandaluar. Problemi vetëm tani është pranuar, kjo duhet të kishte ndodhur shumë më përpara. pra fillimisht problemi pranohet dhe pastaj rregullohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy