Paketa e krizës, Rama: E rëndësishme të garantojmë siguri në afat të mesëm! Do të ketë riindeksim të pensioneve

Paketa e krizës, Rama: E rëndësishme të garantojmë siguri në afat të mesëm! Do të ketë riindeksim të pensioneve

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është vendi me inflacionin më të ulët në rajon dhe se këtë gjë e tregojnë shifrat.

Duke vijuar shpjegimin e tij Rama tha se Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur përmes qeverisë të ndërmarrë një vendim për të mos prekur çmimin e energjisë për konsumatorët.

Më tej, Rama tha se do të ketë një rindeksim të pensionit për pensioninstet dhe do të hyjë në fuqi menjëherë në muajin tetor. Kryeministri përsëriti sërish se shteti nuk do të subvencionojë vilat me pishina apo persona që ndezin kondizionerin e mbajnë dritaret hapur.

Shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi për qytetarët. Qeveria duhet të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme e cila prek 1.1 milionë subjekte, individë përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afat të mesëm në vend që të ndjekim nga mbrapa krizën me paketa afat shkurtra. Përsa i përket shpezimit ky është më i madh se bëhet për një mbështetje për të qëndruyar aty edhe përtej krizës.

Më bëri përshtypje Alibeaj se ngriti një pyetje kur tha çfarë europiane ka sot në Shqipëri kur çmimet rriten.

Mendoj se ju banoni në një planet tjetër, nëse ka një gjë sot që shqetëson Evropën është rritja e çmimeve, është inflacion që po kalon kufitjë e parashikimeve të bera dhe është një situatë në të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e  i ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulti në rajon. Në rajon kemi një sërë vende me inflacion dy shifror. Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur përmes qeverisë të ndërmarrë nmjë rrugë që fundi do të tregojë nëse është shprehje e një guximi apo marrëzimi për të mos prekur çmimin e energjisë për konsumatorët.

Dëshiroj t’i them publikut se piku i çmimit të energjisë në 10 gusht ishte 1040 euro për megavat në orë ndërkohë që para krizës çmimi i energjisë e ka pasur 90-100-105. Jemi 10 herë më shumë. Shqipëria edhe në vitin e vet më të mirë të reshjeve që ka qenë 2011 kur ka pasur nivelin më të lartë të eksporteve të energjisë nuk ka arritur të mbulojë vendin. Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithe nevojën vendase. Shqipëria është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar. Mbulesa e garantuar deri më tani për të mos lejuar që në faturat të mos shfaqet  çmimi real është 330 milionë euro. Kjo shifër mund të shkojë më larg. Ndërkohë ne do të veprojmë me një riindeksim brenda të të njëjtit vt të pensioneve që do të hyje në fuqi menjëherë dhe do të jetë efekjtiv në tetor. Nje riindeksim me efekt të drejtpërdrejtë bashkuar me indeksimin e prillit që e bën në total indeksimine pensiopnit 9.3%. E mbulon rritjen nga inflacionin, është aty për të qëndruar, është për tu riparë në prillin e  ardhshëm nëse kurba do të rritet. Do të veprojmë më mbështje të familjeve në nevojë duke rritur me 10% ndihmën për të gjithë.

Do të bëjmë indeksim dhe rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe rritje të mbështetjes për personat tetra dhe paraplegjik.

Do të rrisim pagat për policinë e shtetit dhe administratën.

Çdo subjekt që konsumon mbi 800 kilovat/orë do e paguajë çdo kilovat me çmimin e tregut, me 42 lekë se aq është çmimi. Diferenca mes 9.5 dhe 45 lekë sot e mbulon qeveria, por buxheti i shtetit nuk ka për të paguar subvensionuatr pishina dhe ndezje dritash nga të 4 anët. Ne me llogari shofim që ky 4% konsumon 15 % të totalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy