Kurti: Të lirohen tre zyrtarët e policisë të rrëmbyer nga ushtria serbe! Ndërkombëtarët të dënojnë këtë akt agresioni

Kurti: Të lirohen tre zyrtarët e policisë të rrëmbyer nga ushtria serbe! Ndërkombëtarët të dënojnë këtë akt agresioni

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të policies që dyshohen të të rrëmbyer nga ushtria serbe. Kurti i ftoi faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë. Në reagimin e Kurtit në rrjetet sociale thuhet: “Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy