
Një 45-vjeçar u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Shkodër nga pronari i një servisi automjetesh, i cili u arrestua pas ngjarjes. Dyshohet se plagosja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, që nisi për vetëm 10 mijë lekë të vjetra.



