Kume: Sejko e ka lejuar vetë që të cenohet pavarësia e BSH. Nëse ka iniciativë atje mund të krijohet puç institucional (VIDEO)

Kume: Sejko e ka lejuar vetë që të cenohet pavarësia e BSH. Nëse ka iniciativë atje mund të krijohet puç institucional (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se guvernatori Sejko ka lejuar vetë që të cenohet pavarësia e Bankës së Shqipërisë.

 

Sipas Kumes, nëse në BSH po të ketë njëlloj iniciative mund të krijohet dhe një puç institucional. 

 

Në Bankën e Shqipërisë po të ketë një lloj iniciative mund të krijohet dhe një puc institucional. Në BSh ka aq shumë të punësuar fëmijë deputetësh apo të personave me pushtet dhe nëse një ditë politika do vendosë, do të jetë kundër asaj çfarë bën guvernatori mund të arrijë që përmes atyre njerëzve që ka brenda të organizojë një puc institucional. 

 

Këtë e ka lejuar dhe vetë guvernatori që t’i cenohet pavarësia. Që t’i bëjë nder një deputeti, merr nipin, merr djalin, në një farë mënyrë je dhe i kontrolluar dhe i monitoruar dhe të cenohet autoriteti dhe pavarësia. 

 

E kanë toleruar dhe pasi i ka ikur situata jashtë kontrollit, ngrihet këto shqetësime. Kjo është fakt aq sa ndikon dhe brenda partive për ta sulmuar apo jo.

 

Si nga BSH apo Kuvendi nuk është se ka ndonjë veprim tjetër që ta shënojnë si pikë problematike në rezolutën që do të miratohet. Është po politika që ka interferuar atje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy