
Sipas meteoAlb pjesa e parë e ditës do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin. Por duke iu afruar pasdites, pritet kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore por pa reshje. Parashikohet që gjatë natës vonë te kemi shtim të vranësirave në të gjithë zonën lindore të Shqipërisë duke patur edhe momente me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.



