Fidel Castro dhe Che Guevara, historia e një miqësie që u kthye në mit

Fidel Castro dhe Che Guevara, historia e një miqësie që u kthye në mit

Ernesto Che Guevara dhe Fidel Castro kanë pasur dikur një miqësi shumë të fortë, por që nuk zgjati shumë. Che Guevara u njoh me Castron në vitin 1005 në Cita del Messico, ku kubani po organizonte planin që më pas do të kthehej në revolucion. Raul Castro ia prezantoi të vëllait të riun argjentinas, i cili së bashku me mikun e tij, Alberto Granado, kishte ndërmarrë një udhëtim në vendet latino-amerikane. Che Guevara dhe Castro “ngjitën” menjëherë dhe rruga e tyre u bashkua për disa vite me radhë.  

Pas rrëzimit të tiranit Batista, në 1 janar 1959 grupi i luftëtarëve kubanë hyrin në Havanë triumfalisht. Në vitet që vijuan, Che Guevara mori disa detyra të rëndësishme në ishullin komunist, kryesisht në fushën ekonomike, përfshirë këtu edhe drejtimin e Bankës Kombëtare. Por në vitin 1965, rrugët e dy miqve u ndanë dhe komandanti argjentinas vendosi të largohej nga ishulli për misione skrete fillimisht në Kongo e më pas në Bolivi. Në Bolivi ai tentoi të krijonte njësite guerrile, pavarësisht indiferencës së vendasve.

Che Guevara u kap dhe u vra nga ushtria lokale, sipas udhëzimeve të CIA-s. në 9 tetor 1967 u shpërndanë fotot e Che Guevarës së vdekur në zonën e La Higueras. Vdekja e tij shënoi lindjen e legjendës.

Për prishjen e miqësisë mes Che Guevarës dhe Castros është shkruar shumë, kryesisht për rezervat që Che kishte për ato që pasuan revolucionin. Che nuk ishte dakord me aksin Havana-Moska, praktikisht rresthimin e Castros në krah të supërfuqisë sovjetike. Vdekja e Che Guevarës në moshën 39 vjeçare shënoi edhe fundin e një epoke fondamentale në politikën e Kubës, por mbi të gjitha të një partneriteti me liderin komunist, që u kthye në mit nga historia.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy