
Partia Demokratike, pas tre javëve të fushatës së saj partiake, ka hyrë zyrtarisht në 24-orëshin e fundit përpara se anëtarët e PD-së t’u drejtohen kutive të votimit për të hedhur fletën e preferencave të tyre për katër kandidatët në garë, kryetari aktual Lulzim Basha, si dhe Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.
Pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet brenda partisë pritet të paraqesin një tjetër betejë të fortë për lidershipin aktual të demokratëve.
Tre sfidantët për karrikën e të parti të PD-së, kanë shpalosur platformat përballë demokratëve.
Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fushatën e tij e ka fokusuar në akuza ndaj mazhorancës duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit masakër zgjedhore.
Tre kandidatët e tjerë në listë kanë hedhur akuza të drejtpërdrejta për Bashën, duke kërkuar dorëheqjen e tij si shkaktëri e humbjes së zgjedhjeve.
Agron Shehaj, një nga deputetët e zgjedhur të PD-së, i dyti më i votuari pas Bashës, ka zhvilluar fushatë me takime me qytetarë në qytete të ndryshme, ku jo shpesh në këto takime ka potencuar faktin se problemi i humbjes është lidershipi.
Nga ana tjetër, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar PD-në si dështuese në humbjen e zgjedhjeve si dhe ka kërkuar që Basha të jap dorëheqjen si lider i saj.
Kurse kandidatja e vetme grua në këto zgjedhje Edith Harxhi, si pjesë e grupit për PD-në, ka premtuar se “do të hapë partinë”.
Megjithatë më 13 Qershor do të jetë anëtarësia në 61 degët e PD, ajo që do ta thotë fjalën e fundit, sipas parimit 1 anëtar 1 votë.



