Rama, kavajsve: 1 për Bashkinë, 2 për Shqipërinë. X lëruani Lulit, Titit, Timit dhe Kaubojsit

Rama, kavajsve: 1 për Bashkinë, 2 për Shqipërinë. X lëruani Lulit, Titit, Timit dhe Kaubojsit

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës zgjedhore në qytetin e Kavajës, kërkoi një votë masive kuq e zi, pa dallim mes demokratëve e socialistëve që duhet të bashkohen për një qëllim siç tha ai që: “Ta çojnë Shqipërinë në Europë”.

“Të majtë e të djathtë të bashkon nën flamurin kuq e zi. Ta çojmë flamurin e Skënderbeut aty ku e meritojmë, në oborrin e BE. Të djathtët nuk do bëhen majtë, askush nuk ua kërkon këtë. Më 25 qershor çdo qytetar me të drejtë vote është anëtar i gjykatës sovrane të popullit që do japë mendimin e tij”, tha Rama.

I pari i qeverisë nuk e kurseu një mesazh këshillues për të gjithë çunat e Kavajës, kur vjen puna për zgjedhjen që duhet të bëjnë në kutinë e votimit.

“Edhe çunave të Kavajës dua t’ju them se kanë shumë të thjeshtë ditën e dielë, në fletën e bashkisë zgjidhni numrin 1, në atë të qeverisë 2 dhe x lërjani në dorë Lulit, Titit, Timit dhe Kaubojsit. Jam i bindur që këtu në Kavajë do shikojmë një dallgë kuqezi si asnjëherë më parë”, shtoi Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy