Aksionet e Ramës/ Kalemaj: Po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i kryeministrit, fillimi i braktisjes nga turistët (VIDEO)

Aksionet e Ramës/ Kalemaj: Po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i kryeministrit, fillimi i braktisjes nga turistët (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se me aksionet e fundit në Theth dhe bashki të ndryshme Rama po bën diversion nga problemet e tjera që janë më sistemike dhe strukturore.

Sipas Kalemajt, hall i Ramës është dhe fillimi i braktisjes nga turistët.

Për mendimin tim është diversion që bën Rama nga problemet e tjera janë shumë më sistemike dhe strukturore.

Pse do zgjidhte Thethin, ku ishin ndërtuar disa kabina druri. Së pari bie në kontradiktë me “Paketën e Maleve”.

A është Thethi vendi ku duhet të fillonte ky aksion?

A ka shumë më tepër plaçkitje e ndërtim në Ksamil, ku Lindita Çela ka bërë një shkrim hulumtues ditët e fundit dhe tregon masakrën urbane që është bërë atje. A nuk duhet të fillonte nga Golemi, Durrësi, Saranda, Velipoja, Shëngjini ku ka më tepër ndërtime pa leje? Apo dhe nga Tirana vetë?
Mund të jetë dhe arsyeja tjetër që Rama ka halle të tjera. Halli i Ramës është fillimi i braktisjes nga turistët, ajo që ka qenë në 3-4 vite boom-i kryesor i ekonomisë shqiptare, turistët bashkë me dhënien e miliona metrave katrorë ndërtimi.

Rama ka vështirësi me Tiranën, e para për të ruajtur balancat e brendshme partiake. 

Rama është i kujdesshëm sepse hapja e kutisë së Pandorës së Tiranës mund të sjellë përplasje të rëndësishme të influencave të ndryshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy