
Disa emoji të tjera mund t’i shtohen smartmonëve tuaj në përditësimin e ardhshëm të softuerit.
Emojipedia, një faqe e njohur referimi për emoji-t, ka publikuar disa imazhe ku paraqiten një duzinë me emoji të rinj që i janë dorëzuar për miratim Konsorciumit Unicode, organizata jofitimprurëse që mbikëqyr standardet globale të emoji-ve dhe publikimet e reja.
Draft lista përfshin gjithashtu maraka, një zemër rozë të shumëpritur dhe një Khanda, një simbol tradicional i besimit Sikh. Shtesat e mundshme vijnë pasi presioni është rritur vitet e fundit që emoji-t të jenë më gjithëpërfshirës.

"Ndërsa disa mund të hiqen, shumica e paraqitur për miratim janë konfirmuar historikisht," tha Keith Broni, kryeredaktori i Emojipedia, në një postim në blog që shoqëronte imazhet e reja, të cilat u publikuan përpara Ditës Botërore të Emojit këtë të diel.
Miratimi përfundimtar nga Unicode do të bëhet në shtator.



