Ka përfunduar në prangat e policisë, i riu që drejtonte kamionin e aksidentuar pasditen e së mërkurës në aksin Lezhë-Shëngjin.
Mësohet se në këtë aksident humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari, Paulin Zefi drejtues i automjetit dhe ndërroi jetë në spital pasagjerja 40-vjeçare.
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme



