Krokodili 4.4 metra kapet në zonën turistike

Krokodili 4.4 metra kapet në zonën turistike

Në një pikë turistike mjaft të frekuentuar nga turistë në veri të Australisë është kapur një krokodil gjigant, 4,4 metra i gjatë.

Sipas autoriteteve kafsha, që peshon 350 kilogramë, u kap të premten, pasi kishte ngecur në një pellg pranë Parkut Natyror të lumit Flora, një prej vendeve më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj pranë qytezës Katherine.

Krokodili është ndër më të mëdhenjtë e kapur në zonë, edhe pse në korrik 2018, një tjetër kafshë, 4,7 metra e gjatë, u kap nga autoritetet. Sipas tyre, kafsha do të dërgohet në një qendër ku do të përdoret për mbarështimin e krokodilëve të tjerë.

Krokodilët e ujërave të kripura janë ndër më të mëdhenjtë mes krokodilëve dhe zvarranikëve të tjerë. Meshkujt e rritur arrijnë deri në 7 metra gjatësi dhe gati 1000 kg peshë. Ata qëndrojnë zakonisht pranë grykëderdhjeve të lumenjve në det ose në laguna apo pellgje.

Vetëm në veriun e Australisë jetojnë rreth 100 mijë krokodilë të ujërave të kripura, sipas shifrave zyrtare të qeverisë. Gjuetia e tyre është e ndaluar por krokodilët problematikë, që përbëjnë rrezik për njerëzit, kapen nga autoritetet, sipas shifrave zyrtare, mesatarisht 250 çdo vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy