Meta i përgjigjet Ramës: Do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022

Meta i përgjigjet Ramës: Do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët se pas hakerimit të numrit të tij, i ka dërguar një kërkesë kompanisë celulare me të cilën ai ka kontratë të dhënat në lidhje me hakimin e numrit të tij, për të cilin pretendon se është përdorur nga një grup kriminal për të dërguar mesazhe në emër të presidentit.

Meta tha se shumë shpejt do të nisë një hetim ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje ndërsa ftoi gazetarët që në rast se do të marrin një mesazh të tillë të mos e marrin në konsideratë.

“Dua t’ i kërkoj ndjesë qytetarëve të cilëve një grup kriminal u ka dërguar mesazhe fyese në emër të presidentit kryesisht gjatë ditës së djeshme të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete të njohura të presidentit të republikës.

Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal përdor figurën e presidentit, sot i ka kërkuar kompanisë celulare të dhënat dhe shumë shpejt do nisim një hetim ndërkombëtar. Edhe ju gazetarët mos merrni ndonjë mesazh nga presidenti i republikës që ka marrëdhëniet më perfekte me gazetarët”, deklaroi Meta.

Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur një numër të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme mbi 88 mijë.

Meta kërkoi nga institucionet që të hetojnë në lidhje me pavlefshmërinë e fletëve të votimit. Ai tha se është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe apo nëse shkrimi është bërë nga dy duar të ndryshme.

“Së dyti, në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedent të fletëve të pavlefshme. Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket asnjë kuti apo fletë votimi. Të numërohet dhe rinumërohet gjithcka. Është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe, apo ka dy duar të ndryshme. U bëj thirrje të gjithë forcave politike të analizojë të mos cënojë më shumë integritetin e këtij procesi, sipas këtij kodi zgjedhor.U bëj thirrje forcave politike të mos merren me analiza aktualisht të zgjedhjeve pasi nuk kanë përfunduar. Ky është mesazhi im, i kërkoj KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe Prokurorisë të hetojë. Asgjë nuk na nxiton, në shtator krijohen intitucionet e reja. Nuk ka nevojë më të themi hap kuti. Komisionerët, vëzhguesit të përqëndrohen në këtë cështje. Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Që një qytetar të votjë dhe të mos dalë e pavlefshme, është e pafalshme dhe nuk mud të ndodhë më”.

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili, tha se do ta shkarkojë atë nga posti me parlamentin ekzistues. Meta e konsideroi deklaratën e Ramës "shashkë" që përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Metës duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022.

"Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga mbi 88 mijë vota ta pavlefshme që janë atje dhe që duhen parë se si janë bërë të pavlefhsme një pjesë e madh e tyre sepse nuk ka statistikë të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie. Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqet, ne duhet ta mbajmë vëmendjen këtu. Më 24 korrik 2022, këtu do e bëjmë konferencën e fundit për shtyp sëbashku. Këtu përqendrohuni, të respektohet deri në fund çdo votë, të numërohet dhe rinumërohet dhe në këtë moment të kenë shumë kujdes, asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur", tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy