OBSH, thirrje urgjente: Të rinjtë të kufizojnë festat për të frenuar koronavirusin

OBSH, thirrje urgjente: Të rinjtë të kufizojnë festat për të frenuar koronavirusin

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u sugjerojnë të rinjve të kufizojnë festat, për të ndihmuar në frenimin e koronavirusit.

Të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sëmundjes, kjo për shkak të grumbullimeve për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata.

Në Gjenevë, ku ndodhet selia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, javën e kaluar u mbyllën restorante dhe klube, pasi provat tregonin se atje e kishin burimin gati gjysma e rasteve të reja me COVID-19.

Të rinjtë preken më pak nga format e rënda të COVID-19s sesa moshat më të mëdha, por përqindja e të infektuarve që përfshin moshat 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy