Izrael, Herzog: Përdorimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër nesh, rrezik për demokracinë

Izrael, Herzog: Përdorimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër nesh, rrezik për demokracinë

Përdorimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër Izraelit, i cili po lufton terrorizmin, përbën një rrezik për demokracitë të cilat ndjekin normat e së drejtës ndërkombëtare.

Një deklaratë e tillë u bë nga presidenti izraelit, Isaac Herzog, gjatë një takimi në Tel Aviv me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, raporton gazeta “Times of Israel”.

“U bëj thirrje të gjithë aleatëve dhe miqve tanë që të kundërshtojnë dhe të refuzojnë çdo përpjekje për të shfrytëzuar ICC kundër Izraelit”, tha Herzog duke iu referuar lëshimit të mundshëm të urdhër-arresteve kundër udhëheqësve izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Gjatë ditëve të fundit, në Izrael janë shfaqur shqetësime lidhur me raportimet se Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy