OSBE ndërpret misionin 8-vjeçar në Ukrainë

OSBE ndërpret misionin 8-vjeçar në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore për vite me radhë, njoftoi dje se do t'i duhet t'i jepte fund vendosjes afatgjatë.

Moska, një nga anëtarët e grupit vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit.

"Ky nuk është një vendim i lehtë për t'u marrë... por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit," tha kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.

Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile”.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë ishte vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia.

OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy