Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë. Burimet tejet të besueshme teksa sjellin fotot pohojnë se persona që lëviznin me makinë, (më poshtë edhe patenta e drejtuesit të mjetit) kishin mbushur zarfet me para dhe me lista votuesish në dorë po blinin vota për LSI-së (siç duket dhe në fotot e mëposhtme).
Ajo që është e paprecedentë në gjithë këtë ngjarje të rëndë është se blerësit e votës nuk i ka kapur policia, por vetë qytetarët, të cilët mesa duket këtë radhë janë ndërgjegjësuar dhe i kanë dalë vetë për zot votes. / Gazeta Tema /



