Lëvizja e Salianjit/ Kthupi: Ka problem me koherencën. PD është shpk e Berishës (VIDEO)

Lëvizja e Salianjit/ Kthupi: Ka problem me koherencën. PD është shpk e Berishës (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi duke folur në Mcn Live për lëvizjen e Ervin Salianjit, thekson që kjo lëvizje ka një problem me koherencën. Sipas tij duhet theksuar që Berisha s’e mund dot Ramën, dhe jo që PD-ja s’e mund dot kreun e PS-së. Avokati thotë se PD është kthyer në një shpk. që është vënë në funksion të Berishës, dhe ai do jetë kryetar partie edhe në zgjedhjet e prillit.

 

“Ka një problem me koherencën. Logjika e kësaj lëvizje, forumi, hajde t’i vëmë një emër, qëllimi është që ka nevojë të rindërtohet PD, sepse në gjendjen që është s’e mund dot Ramën. Para dy vitesh logjika ishte që vetëm Berisha do ta mundte Ramën. Në momentin që Berisha s’e mund dot Ramën, s’mund të thuash s’e mund PD-ja Ramën, s’e mund dot Berisha. Problemi s’është PD-ja, por Berisha, kjo është mungesa e koherencës. Kjo është ajo që duhet të thuhet në parti. 

 

Nuk mund të fshihesh pas këtyre, jo po duhet ta ringremë. Pse s’e thotë qartazi që do kandidojë për postin e PD. Kushdo që s’e ka kuptuar PD s’është parti politike, por është shpk. me një aksioner të vetëm. Në prill do kesh prapë kryetar partie Berishën, kushdo që të kandidojë përballë. Mjafton të vësh në kritere që duhet të plotësojë kushtet për të qenë deputet, edhe s’kandidon dot. Kush ka strukturën e partisë do jetë kryetar partie përjetë. PD është subjekt në interes dhe funksion të Berishës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy