Gjenden bimë narkotike në Pult, policia: Kanë mbirë vetë

Gjenden bimë narkotike në Pult, policia: Kanë mbirë vetë

Policia gjetur dhe asgjësuar 271 bimë kanabis gjatë operacioneve në veri të vendit. Sipas policisë 130 nga 271 bimët e asgjësuara kishin mbirë vetë në mënyrë të çrregullt në Njësinë Administrative Pult.

Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsej 141 bimë narkotike kanabis.
 
E ndërsa për rastin e parë policia deklaron se bimët kishin mbirë vetë, në rastin e dytë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
 
Policia e Shtetit thekson se vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy