Agjencia për fondet e huaja, Xhepa: Më shumë përpjekje administrative, sesa reale (VIDEO)

Agjencia për fondet e huaja, Xhepa: Më shumë përpjekje administrative, sesa reale (VIDEO)

Qeveria po përgatitet të krijojë një superagjenci, e cila do të menaxhojë të gjitha fondet e huaja, që hyjnë në buxhetin e shtetit. Në studion e MCN TV, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, e cilësoi këtë vendim më shumë një përpjekje administrative sesa reale për të menaxhuar fondet e huaja.

Mendoj se është një lloj tentative për t’i dhënë zgjidhje një problemi serioz. Zgjidhja që është dhënë më duket se është një përpjekje administrative sesa reale në arritjen e objektivit për të cilin krijohet. Ka të bëjë me fuqizimin e kapaciteteve në çdo ministri të linjës. Nga pikëpamja e problemeve që ajo ka shfaqur, Shqipëria prej vitesh është dalluar si vend që ka pasur probleme. Një alternativë më e mirë do të ishte që qeveria, nëse financimi i huaj nuk realizohet brenda afateve, ta realizojë me burime të brendshme. Ka pasur një mori iniciativash, por po të shikojmë të gjitha fondet që janë vënë në dispozicion, cila ka qenë shkalla e përfitimit të shoqërisë shqiptare? Nuk kemi asnjë projekt rajonal të rëndësishëm që është përfshirë në këtë axhendë. Shkalla e thithjes së fondeve të huaja është realisht problem. Krijimi i një agjencie të posaçme do të zgjidhë problemin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy