
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg. Kjo erdhi pasi janë ridëgjuar edhe njëherë palët.
Pala mbrojtëse ka thënë se vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje.
Ndërsa prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht.
Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.
Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.
Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.



