Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se beteja brenda PD-së po i firon votat për partinë më të madhe opozitare në vend dhe kjo u duk qartë dhe në zgjedhjet e fundit lokale.
Sipas Kumes, qytetarët nuk e kanë kuptuar mirë arsyen pse po bëhet protesta në Kuvend.
Beteja brenda PD-së jo vetëm që nuk prodhon vota, por po firojnë votat. E pamë dhe në zgjedhjet e fundit lokale. Përtej asaj që shumë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, por të shkosh deri në 500 mijë vota që është partia më e madhe opozitare, kjo është firim.
Përplasja brenda PD-së është e keqe dhe për veten se ka krijuar mosbesim tek politika. Është fenomen që ngrihet që 'këta luftojnë për veten'.
Dhe protesta në Kuvend për komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore, është e vështirë, nuk e kanë kuptuar mirë qytetarët që po bëhet për një hetim që të çojnë para zbulimin e një skandali. Qytetarët i paragjykojnë në fillim që e kanë konfliktin për njeri-tjetrin.
Partitë e vogla janë ‘ok’ me atë të tyren se duan të kenë influencën e vet ose të maksimizojnë forcën e tyre. Problemi më qëndron tek grupi i PD-së. Ne i quajmë vetëm si grupi parlamentar i PD-së, S’kanë as vulë, s’kanë as si regjistrohen në kushtet që po afrohen zgjedhjet e 2025. As grupi i Berishës, as i Bardhit nuk ka asgjë të qartë. Vula i ka mbetur Bashës, është njohur në KQZ.
Opozita është në këtë situatë për shkak se Berisha u shpall non grata, Basha e përjashtoi. Duke qenë se SHBA-të e kanë të qartë se nuk bashkëpunojnë politikisht me Berishën, ky grupim i madh që shkon pas Berishës nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Duam s’duam ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në politikbërje, kanë efekt shumë të madh. Për të mos shmangur mbështetjen e ndërkombëtarëve, herë pas herë ata bëjnë presione dhe te mazhoranca për t’i dhënë këto komisione hetimore, për të mos shmangur këtë gjë është një propozim me këtë senatin që të jenë disa përfaqësues, por që të zgjidhen do bëjnë marrëveshjen e tyre.



