
Gazetari Robert Papa është i mendimit se duhet ndarë nëse nesër nga opozita do të ketë protestë apo demonstratë.
Në këtë linjë ai thotë se nëse do jetë demonstratë, mund të ketë orvatje për të qenë përtej protestës, siç ka ndodhur dhe më parë dhe mund të jetë dhe e dhunshme.
Në një lidhje me edicionin e lajmeve të MCN Tv, Papa tha se Edi Rama është kthyer më tepër se autokrat, një gjysmë diktator dhe në batutat që përdor, krahasimet i merr me Serbinë, Beogradin dhe të kë shije të keqe.
Ne duam të jemi pjesë e Europës, ndërkohë që investime të mëdha vijnë nga arabët. Këtu ka diçka që nuk shkon. Arabët kudo që shkojnë, nën të është korrupsioni. Çdo qëllim është për fitime.
Me protestën PD kërkon të tregojë forcën e saj dhe çdo gjë është matematikë. Nëse nesër do dalin një masë e madhe njerëzish, do e vinte në trysni Edi Ramën.
Kujtojmë se pak ditë më parë Berisha i kujtoi se Ramiz Alia në vitin 1991 e ndau pushtetin, ndërkohë që Rama nuk po e kryen këtë lloj vendimi.
Përqendrimi i pushtetit tek një njeri sjell probleme të mëdha dhe do ketë një reagim të madh. Gjuha e Ramës i ngjan Enver Hoxhës, i cili kur u vra Mehmet Shehu tha se më vonë do dalin faktet.
Nëse ka fakte për financimet ruse, Rama duhet t’i nxjerrë. Protesta nuk është koncert me piano, kërkon të tregojë forcë.
Kemi parë kudo, se kur vjen një çast se votuesi nuk ka gjë tjetër në dorë, çfarë duhet të bëjë tjetër përveç protestës.
Rama po të jetë burrë le të presë në zyrë si dikur Berisha që nuk lëvizte. Nëse është masë e madhe njerëzish, ky është tregues që kandili i Ramës ka shkuar aty ku nuk mban më.
Tregon forcën e Berishës dhe rritjen e frikës së Ramës. Rama njihet se është frikacak, se kur ka presione të mëdha është tërhequr.
Ka që në vitin 1997 në pushtet, është pasuruar sa nuk mban më. Kur dihet se për një leje ndërtimi është marrë 40 euro për metër katror.
Ai pushtet që thotë parti e majtë, por në fakt është e lidhur me oligarkë, ka lidhje të fortë me krimin. 60 mijë janë vota që kontrollohen nga krimi.
Opozita duet të kërkojë ndryshim sistemi zgjedhor, që ta mund edhe me votë.
Duke folur për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, dhe pse vonon numërimi i votave në dy shtetet Nevada dhe Arizona dhe si do shkojnë votat, Papa tha se Nevada mund të shkojë për republikanët dhe Arizona për demokratët dhe nëse ndodh një gjë e tillë vendos Georgia.
Papa sqaroi se çdo shtet në SHBA, krijon zgjedhjet sipas rregullave të tij dhe se problemi është te votat me postë.
Nëse kam votuar 2-3 javë përpara me postë, Arizona dhe Nevada fillon t’i numërojë mbasi ka përfunduar votimi.
Nëse voton me postë, kur kjo vjen në qendrën e votimit bëhen dy verifikime, data kur ti ke firmosur dhe vërtetohet firma.
Është e turpshme për një shtet si Amerika të mbahen peng zgjedhjet nga dy shtete që nuk kanë peshë Arizona dhe Nevada.
Republikanët kanë fituar 6 milionë vota më shumë, çdo guvernator ndan distriktet që një kongresmen të rrijë 20 vjet.
Demokratët krijuan idenë se janë mohuesit, ata kandidatë që mohojnë zgjedhjet e kaluara, kjo ndikoi tek të pavendosurit.
Të pavarurit u frikësuan nga kandidatët e Trump dhe amerikanët janë më të ndarë se kurrë.
Kur ndodhin zgjedhjet e mesit të mandatit fiton zakonisht opozita, por kjo nuk ngjau.
Ai tha se demokratët i duan refugjatët për vota, ndërsa demokratët për punë të lirë.



