
Italia do të dërgojë një spital lundrues në brigjet e Gazës, njoftoi të mërkurën ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto gjatë një konference për mediat.
Sipas mediave italiane, anija do të ketë 170 persona personel, duke përfshirë 30 persona të trajnuar për emergjenca, ndërsa po punohet gjithashtu në misionin e një spitali në ajër të hapur në Gaza.
Crosetto nënvizoi se Italia është vendi i parë që kryen një operacion humanitar në atë zonë dhe deklaroi se shpreson që vende të tjera ta ndjekin.
Anija Vulcano do të mbërrijë në Qipro më pas do të lëvizë në zonën më të afërt të mundshme për të shpëtuar të plagosurit.
Këto nisma i kemi ndarë me vendet europiane, të NATO-s dhe arabe.
Dyert e anijes dhe dyert e spitalit fushor janë të hapura për kontributin e të gjithëve, nuk duam të jemi të vetmit por të jemi të parët.
Do të doja që të shpërthejë gara mes vendeve arabe dhe perëndimore në dhënien e ndihmës.
Agjencitë dhe organizatat bamirëse të OKB-së thonë se kanë parë një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve humanitare në Rripin e Gazës, ku shumë spitale ndodhen në gjendje kritike mbi kapacitetin, me mungesë karburanti dhe furnizimesh.



