Athina dhe Shkupi ndryshojnë sërish emrin (VIDEO)

Athina dhe Shkupi ndryshojnë sërish emrin (VIDEO)

Të vënë përballë debateve të brendshme për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, duket se Shkupi dhe Athina kanë ndryshuar qëndrim. Nëse më parë, u fol për emrin Maqedonia e Ilindenit, sot Republika e maqedonisë Veriore duket se do jetë variant i përzgjedhur nga të dy palët. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.

E përditshmja greke Ekathimerini thotë se përzgjedhja eshtë bërë mes 5 varianteve të propozuara nga negociatori i OKB-së, Metju Nimiç. Lidhur me të, pritet që negociatat të vijojnë në distancë mes dy kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, për të vijuar më parë në një takim kokë më kokë në vitet në vijim, në përpjekje për të zgjetur një zgjidhje para samitit të liderëve të Bashkimit Europian më 28 qershor.

Ndryshimet në variantet e përzgjedhura erdhën pas debatit të ashpër të hapur në Maqedoni, ku presidenti Gjorge Ivanov kundërshton me forcë zgjidhjen erga omnes, duke e cilësuar më shumë si një marrëveshje mes dy kryeministrave se sa një zgjidhje në të mirë fqinjësore. Por edhe në Greqi mungon konsensusi rreth emrit, teksa ka patur mjaft protesta në lidhje me të.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy