Temperatura të larta, urgjenca: Shmangni daljen në diell!

Temperatura të larta, urgjenca: Shmangni daljen në diell!

Ditët në vijim temperaturat sa vijnë dhe do të jenë sa më të larta. Për këtë, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka këshillur të gjithë qytetarët në këto ditë të nxehta që kanë kapluar vendin.

Sipas njoftimit të bërë, Urgjenca thotë se duhet të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Gjithashtu rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët, ndërsa për çdo urgjencë që mund të ndodhë mund të telefonohet në numrin 127.

Postimi i plotë:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy