Rama nga Elbasani: Më 14 Maj, të heqim zorrën qorre të Shqipërisë

Rama nga Elbasani: Më 14 Maj, të heqim zorrën qorre të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal në Elbasan, në kuadër të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit, në krah të kandidatit Gledian Llatja, ku përmendi ndërhyrjen të cilës iu nënshtrua për heqjen e apandesitit ose siç e quajti “zorrë qorre”, për të etiketuar kundërshtarët e tij politikë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ai i quajti ata si zorra qorre, të cilat duhen hequr për të vazhduar përpara.

Tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara.

Ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht dhe botërisht.

Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, Xhikja që ju të gjithë e njihni.

Rama u zotua se do të sillet Formula 1 në Elbasan, brenda vitit 2030, ose kulmin e një industrie krejt tjetër të sportit, duke iu referuar automotoparkut që pritet të ndërtohet.

Nuk është fjala për një garë që ka 1 miliardë shikues dhe që sjell në këtë zonë 100 mijë njerëz, por është fjala për garat e panumërta që mund të mbahen, duke ndërtuar cirkuitin e Elbasanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy