Nuredin Dumani bashkëpunëtor i drejtësisë? SPAK del me deklaratë

Nuredin Dumani bashkëpunëtor i drejtësisë? SPAK del me deklaratë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, del me deklaratë lidhur me shkrimet që qarkullojnë në media se Nuredin Dumani është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

SPAK deklaron se Dumani është në cilësinë e të pandehurit, ku po gjykohet së bashku me Talo Çelën, Enver Diva, Besmir Xhixha, Klevis Alla, Altin Ndoci etj.

Ndër të tjera në shkresën që publikon MCN Tv bashkëngjitur, thuhet se Dumani gëzon edhe cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur më 29 mars, në Papër të Elbasanit, ku dhe mbeti i plagosur.

Nuredin Dumani u arrestua u arrestua mbrëmjen e 29 marsit, në një apartament në qytetin e Fierit, pas një atentati që iu bë në fshatin Papër në Elbasan.

Në këtë atentat, Dumani mbeti i plagosur në shpinë, për të cilën po merr edhe kujdes shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy