Brandimi i hapësirave publike/ Tepelena: Veprime arrogante të Bashkisë, pa asnjë dëgjesë publike (VIDEO)

Brandimi i hapësirave publike/ Tepelena: Veprime arrogante të Bashkisë, pa asnjë dëgjesë publike (VIDEO)

Shfrytëzimi i hapësirave publike veçmas në kryeqytet, mbetet një abuzim me mungesën e transparencës që kanë institucionet vendore për dhënien e këtyre hapësirave, shprehet aktivisti Andi Tepelena.

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, aktivisti Tepelena, duke u ndalur veçanërisht në brendimin e një prej urave mbi Lumin Lanë, në zonën pranë Katedrales Katolike, u shpreh se një gjë e tillë nga ana e Bashkisë, është bërë pa një dëgjesë publike, dhe si i tillë është vendim arrogant, i përsëritur disa herë.

“E para një reklamë e tillë ne këtë urë, pengonte pamjen e Katedrales, dhe së dyti nuk kishte asnjë tabelë sqaruese për qëllimet e brednimit dhe se cili ishte funksioni i saj. Poashtu nuk kishte transparencë nëse ka një brendim të tillë dhe çfarë transparencë financiare bëhet për një vendim të tillë, pra është një vendim arrogant, nuk kishte as element për kohëzgjatjen e kësaj reklame aty, pastaj pyeta s e kush ishte benefiti qe merr komuniteti apo institucioni nga kjo”.

Kur jemi te benefitet, për aktivisti Tepelena, ato nuk bëhen fjalë për komunitetin, përderisa nuk bëhen asnjëherë dëgjesa publike në këmbim të lëshimit të hapësirës për brendin komercial?

“Nuk di të them se kush është benefiti sepse nuk është bërë asnjë dëgjesë publike dhe kjo ndodh përherë,  vazhdojnë të njëjta gjëra, edhe me shfrytëzimin e parkut Rinia, dhe me 7 lulishtet, që janë betonizuar, pra një mungesë e një kulture për të dëgjuar qytetarët e këtij vendi që i përkasin atyre. Në mënyrë arrogante merren vendime mbi shenjat artistike të një qyteti dhe kjo është e papranueshme. Elemente të marketingut ka kudo, dhe është e paperceptueshme aq më pak një urë, sepse kjo do të thotë të uzurposh një urë, mënyra se si përdoret pa u konsultuar me qytetarët është arrogante”

Tepelena, e quan këtë problem politike, për faktin se kur nuk ka asnjë konsultim me komunitetin, ka edhe mungese demokracie.

“Është problem politik për fat të keq, jo vetëm në aspektin estetik por kemi probleme me demokracinë, pra është një injorim total i vullnetit të qytetarëve. Fenomen që e hasim çdo ditë në hapësirat publike dhe nuk pyetet qytetari, bashkia ndonjëherë të paditurin sikur qytetarët nuk kuptojnë nga estetika, dhe ka marrë atributet e një kuratori artistik, por për sa kohë kemi një bashki që nuk përfshin komunitetin si dëgjues, dhe të shkojnë punët me arrogancë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy