Xhadat/ Pajisja PEI e KQZ nuk kryen funksionin si duhet, mund të votosh edhe në emër të dikujt tjetër

Xhadat/ Pajisja PEI e KQZ nuk kryen funksionin si duhet, mund të votosh edhe në emër të dikujt tjetër

Z. Armando Vrushaj ka denoncuar pranë emisionit Xhadat një problematikë në lidhje me kartat e identitetit.Sipas tij, Kodi Zgjedhor duhet që KQZ të organizojë demonstrime të funksionalitetit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe duhet të bëjë edhe auditime paszgjedhore për të kontrolluar efikasitetin e përdorimit të tyre. Vendimmarrja duhet të merret pasi të jenë bërë provat dhe testet. Në 2025 u bë një seancë në Komisionin Rregullator të KQZ-së, ku u kërkua miratimi i përdorimit të pajisjeve PEI. “Unë i kam sfiduar KQZ-në me një eksperiment me pajisjet dhe procedurën që ato përdorin, që t’ju tregoj që jo vetëm unë mund të votoj 4 herë me konsensusin e operatorit, pa ngritur asnjë lloj alarmi në makineri, por pa lënë dhe asnjë gjurmë që ato mund ta verifikonin më vonë.”

Përgjigjja që më kthyen: “Ne kemi bërë një prokurim në bazë të rregullave të prokurimit.

”Avokati Goxhaj mori kartën që ishte e pavlefshme, sepse ishte e prishur. U improvizua një votim. Dolën të dhënat e mia shprehet Vrushaj.

Avokatit iu kërkua të vendoste shenjën e gishtit dhe vendosi një gisht të tij dhe makina ndezi shiritin jeshil dhe printoi biletën e konfirmimit, që sipas biletës votuesi ishte Armando.

 

Por në fakt votuesi ishte avokati. Avokati nxjerr kartën e tij, vendos shenjën e një gishti tjetër, jo atë që kishte votuar parë, dhe sërish doli jeshil dhe avokati votoi edhe për Armandon, edhe për vete.U kërkuan makineri që identifikojnë personat që të mos votojnë 2 herë. Gishti nuk përdoret për identifikim, por vetëm fotografia dhe të dhënat biometrike.

 

Aty nuk ka kamerë që të vërtetohet saktë imazhi i individit. Bëra edhe një eksperiment tjetër shprehet Vrushaj.I dhashë operatorit një copë kartoni ku kisha printuar vetëm tre rreshtat që ka mbrapa karta e identitetit dhe makina dha alarmin që ky person ka votuar një herë, por nuk e bëri në kartë dhe sipas çipit, por në karton. Xhadat pyetën edhe nënkryetaren e KQZ-së  dhe ajo shprehet se përcaktimi i projektit është identifikim elektronik sipas marrëveshjes së 2020 dhe KQZ është shprehur gjithmonë për identifikim elektronik të shoqëruar me nënshkrim. Nënshkrimi është biometrik dhe identifikimi është elektronik. 

 

Kodi MRZ është i asociuar me të dhënat e çdo zgjedhësi dhe në momentin që të dhënat shfaqen në ekran, komisioni ka të drejtë të shohë gjeneralitetet dhe përbërësit zgjedhorë të atij zgjedhësi, të shoqëruar me foton, si dhe vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit. Pra, komisioni ka mundësi të identifikojë që mbajtësi i këtij dokumenti është me të vërtetë ai. Me pas nëse mund te krijohen manipulime është në dorën e komisioneve pasi nëse vullneti i tyre është te manipulojnë procesin, kjo është një gjë që nuk mund te parandalohet. Këto pajisje qe ne kemi krijojnë mundësinë për të kryer edhe një proces biometrik, por për aq kohe sa nuk e thotë ligji për ne do te konsiderohej shkelje nëse do bënim me tepër nga sa na kërkohet. Xhadat kanë bërë edhe një eksperiment vetë përmes një aplikacioni që mund të shkarkohet nga telefoni dhe është pa pagesë. Aplikacioni ka të drejtë të lexojë të gjitha të dhënat e votuesit dhe madje të dalë edhe fotografia origjinale, dhe e gjithë kjo është pa pagesë.

 

Ndërkohë shteti paguan miliona lekë për një pajisje që nuk e kryen funksionin e saj siç duhet. 

 

Disa ditë më vonë vjen dhe përgjigje nga KQZ për Xhadat ku thotë se që nga fillimi i këtij projekti dhe deri më tani janë vendosur në dispozicion fonde me vlerë totale prej 26 milionë dollarë. Këto para janë harxhuar një vlerë e konsiderueshme parash që në  fakt nuk është se kanë shërbyer për të bërë ndonjë ndryshim të madh në procesin e votimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy