Ushtria izraelite arrestoi gjatë natës Ahed Tamimi, një aktiviste palestineze e cila është e njohur ndërkombëtarisht për goditjen me shuplakë të dy ushtarëve në fshatin e saj Nabi në Bregun Perëndimor në vitin 2018, kur ishte 17 vjeç, Saleh pranë Ramallah.
Tamimi në atë kohë kreu 8 muaj burg. Këtë herë ajo u arrestua pasi publikoi postimin e mëposhtëm në rrjetet sociale:
Mesazhi ynë për tufat e kolonëve është se ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor.
Ne do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni se ajo që ju bëri Hitleri ishte një shaka.
Ne do t'iu pimë gjakun dhe do t’ju hamë kafkat.
E reja dyshohet për nxitje të dhunës dhe aktiviteteve terroriste. E arrestuar në qytetin Nabi Saleh, ajo u transferua në forcat izraelite të sigurisë për marrjen në pyetje të mëtejshme.
Ahed Tamimi, me flokët bjonde me shumë kaçurrela, prej vitesh është “halë në sy” për Izraelin. Arrestimi i saj në vitin 2018, vetëm 17 vjeç, për goditjen me shuplakë të dy ushtarëve izraelitë, e shndërroi në simbolin e luftës popullore palestineze kundër pushtimit izraelit.
Bashkë me të u dënua edhe nëna e saj Narimam. Episodi që e solli atë në burg daton në 19 dhjetor, kur, në kulmin e protestave të shkaktuara nga vendimi i Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, ajo goditi me shuplakë, shtyu dhe shkelmoi dy ushtarë izraelitë të cilët ndodheshin pranë shtëpisë së familjes.
Dy ushtarët, të cilët e reja i kishte urdhëruar të largoheshin, nuk reaguan ndaj asaj që dukej më shumë si një provokim sesa një përpjekje për të shkaktuar dëm. Megjithatë, ngjarja u filmua nga një celular dhe u përhap në internet, duke fituar një popullaritet të madh. Disa ditë më vonë ushtria izraelite e arrestoi Tamimin.



