U kthehet prindërve fëmija simbol i dramës së afganëve

U kthehet prindërve fëmija simbol i dramës së afganëve

Është kthyer sërish te prindërit e tij fëmija që shfaqet në një video tronditëse nga aeroporti i Kabulit.

I porsalinduri që u bë simbol i tragjedisë së afganëve që po përpiqen të ikin nga vendi nën sundimin e talebanëve shfaqet në video teksa kalohet mbi gardh nga i ati dhe kapet nga një marins amerikan brenda aeroportit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se marinsave iu tha se fëmija i paidentifikuar, i cili ishte i sëmurë, raportoi Al Jazeera.

"Prindi u kërkoi marinsave të kujdeseshin për foshnjën sepse foshnja ishte e sëmurë," u tha ai gazetarëve. "Kështu marinsi që shihni duke u zgjatur mbi mur e çoi në spitalin norvegjez në aeroport. Ata e trajtuan foshnjën dhe e kthyen tek babai i tij."

Kirby tha se ai nuk e dinte identitetin ose statusin e familjes, nëse ata ishin pjesë e programit special të emigracionit amerikan për afganët që punonin për amerikanët, ose nëse ata ishin në rrezik të lartë për talebanët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy