Përse ishte në Uashington kreu i PBDNJ Vangjel Dule

Përse ishte në Uashington kreu i PBDNJ Vangjel Dule

Në ceremonin e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA Donald Trump ishin të pranishëm edhe politikan dhe deputet të parlamentit shqiptar ku mes tyre edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Por duket se Dule nuk ka qenë i pranishëm vetëm për ceremonin pasi në Uashington, ai është takuar me komunitetin greko-amerikan ku është organizuar një darkë në nder të anëtarëve të këtij komuniteti, që janë emëruar në poste të larta drejtuese në Shtëpinë e Bardhë. 

Njëri prej tyre është më i rëndësishmi, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rains Pribus. Njeriu që kontrollon aksesin tek zyra Ovale e presidentit Trump dhe e ndihmon për politikat prioritare është me origjinë gjysmë greke. Nëna e tij, Dhimitra, e ka rritur atë si ortodoks. Shefi i protokollit të selisë presidenciale është gjithashtu anëtar i komunitetit greko-amerikan. 

Dule, i cili njihet si i afërt me kryepeshkopin Anastas, mësohet se ka shkuar në Uashington jo vetëm me bekimin e tij, por edhe me influencën dhe respektin që ai gëzon në Kishën Ortodokse Greke të Amerikës, drejtuesi i të cilës ishte në rresht të parë në Capitol Hill të premten gjatë betimit të Trump. 

Ndoshta kryetari i PBDNJ ka qenë i pranishëm për të shprehur pakënaqësit ndaj qeverisë së Tiranës dhe ky ishte takimi dhe vendi më i mirë ku ai mund të rëfehej. Me sa duket Dule pret më shumë mbështetje nga SHBA dhe kjo duket se vizita e tij në Uashington ka qenë një rrugë e dy punë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy