Nëntë fëmijë humbën jetën në juglindje të Afganistanit për shkak të shpërthimit të një mine që daton nga lufta me Bashkimin Sovjetik në vitet 1980.
Lajmin e bëri me dije një zyrtar në provincën Ghazni.
Policia e Ghaznit tha në një deklaratë se fëmijët e vrarë në rrethin Geru ishin pesë vajza dhe katër djem, të moshës katër deri në dhjetë vjeç.
Aksidentet fatale me mjete shpërthyese janë të shpeshta në Afganistan, territori i të cilit është shkatërruar nga më shumë se dyzet vjet konflikt.



