
Mungesa e medikamenteve dhe shërbimi jo I duhur për kurimin e kancerit bëri që dhjetëra qytetarë të protestonin para Ministrisë së Shëndetësisë. Aktivistë, të prekur nga kjo sëmundje dhe familjarët e tyre shprehen se për të blerë barnat u duhet të shesin shtëpinë, ndërkohë që shërbimi duhet të ishte falas.



