Meta, BE nis hetimet: Varësi nga rrjetet sociale, shkelen rregullat për mbrojtjen e fëmijëve

Meta, BE nis hetimet: Varësi nga rrjetet sociale, shkelen rregullat për mbrojtjen e fëmijëve

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e rregullave të Bashkimit Europian të përfshira në Aktin e Shërbimeve Dixhitale për mbrojtjen e të miturve.

Brukseli druan se sistemet e Facebook dhe Instagram, përfshirë algoritmet e tyre, mund të stimulojnë varësinë e sjelljes tek fëmijët dhe të krijojnë efekte të izolimit dhe depresionit të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e tyre mendor.

Nën vëzhgim janë edhe metodat e verifikimit të moshës të zbatuara nga gjiganti i rrjeteve sociale.

Siç nënvizoi komisioneri i Bashkimit Europian për Tregun e Brendshëm, Thiery Breton, “Nuk jemi të bindur se Meta ka bërë mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e Aktit të Shërbimeve Dixhitale për të zbutur rreziqet e efekteve negative në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve evropianë në Facebook dhe Instagram”.

Grupi i drejtuar nga Mark Zuckerberg ishte paralajmëruar në muajin nëntor për shkelje kundër mbrojtjes së të miturve, por përgjigjet e tij ndaj kërkesave zyrtare nga Brukseli nuk u konsideruan qetësuese.

Hetimi i BE ka të bëjë, , me respektimin e detyrimeve të Metës në lidhje me vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut në hartimin e ndërfaqeve të Facebook dhe Instagram, të cilat mund të shfrytëzojnë dobësitë dhe papërvojën e të miturve dhe të shkaktojnë varësi dhe përforcojnë efektet më të dëmshme në shëndetin mendor.

Brukseli do të vlerësojë gjithashtu përputhshmërinë e kompanisë Menlo Park me kërkesat e nevojshme për të parandaluar fëmijët dhe adoleshentët nga aksesi në përmbajtje të papërshtatshme, veçanërisht mjetet e verifikimit të moshës të cilat dyshohet se mund të mos jenë të arsyeshme, proporcionale dhe efektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy