
Polonia, së bashku me Lituaninë dhe Letoninë mund të kërkojnë ndërhyrjen e NATO-s për të zgjidhur krizën politike për shkak të veprimit të Bjellorusisë. Kështu deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki në intervistën e publikuar sot nga agjencia Pap.
"Ne po diskutojmë me Letoninë, por mbi të gjitha me Lituaninë nëse do të vëmë apo jo në funksion nenin 4 të NATO-s; na duket se na duhet gjithnjë e më shumë", tha Morawiecki, sipas të cilit deri tani nuk mjaftojnë deklaratat që shprehin shqetësimet, por nevojitet angazhim konkret dhe i të gjithë Paktit.
Tashmë ne e dimë se fjalët nuk mjaftojnë për të ndalur regjimin bjellorus, tha gjithashtu kryeministri polak duke shprehur shpresën për sanksionet e reja, më të ashpra kundër Bjellorusisë nga Bashkimi Evropian.



